Maturantët do t’i drejtohen sërish bankave të shkollave për të zhvilluar testin e fundit të Maturës. Ditën e sotme ata do të kryejnë provimin e lëndës me zgjedhje. Janë rreth 34 mijë nxënës që do të zhvillojnë provimin ditën e sotme.   

Kujtojmë që maturantët deri ditën e djeshme ishin në protestë kundër testit të matematikës. Ata kërkuan që të ulet pragu i vlerësimit për këtë provim pasi sipas tyre, testi ishte jo vetëm i një shkalle të lartë vështirësie, por edhe me pyetje jashtë programit.

Ministria e Arsimit reagoi duke plotësuar këtë kërkesë të maturantëve. Ministrja Kushi tha një ditë më parë se u morën parasysh kushtet e vështira të mësimit gjatë periudhës pandemisë dhe për pasojë do të ulin kufirin minimal të pikëve për çdo notë./tvklan.al