Ish-kryeprokurori akuzohet për deklarim të rreme të pasurisë 

Ish-prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla rrezikon të dënohet me 2 vite burg, ndërsa për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik. Këto kanë qenë konkluzionet përfundimtare që prokuroria e posaçme ka bërë deklaruar këtë të premte pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësorë.

Ish-kryeprokurori, më 16 Prill u paraqit në gjykatë për herë të parë pas 3 vitesh hetime ku kërkoi rrëzimin  e gjykimit me procedurë të shkurtuar, me argumentin se kërkonte që të pyeste dëshmitarët dhe se kishte prova të reja për të provuar pafajësinë.

Gjykata e posaçme pasi pranoi kërkesën e tij dhe nisi gjyqin nga fillimi ku dëgjoi të gjitha deklarimet e dëshmitarëve.

Por në përfundim SPAK i qëndroi të njëjtës kërkesë të bërë edhe më herët. Në seancën tjetër do të jetë radha e Adriatik Llallës dhe avokatit të tij për të paraqitur argumentet e tyre të mbrojtjes.

Ish-prokurorin e përgjithshëm akuzohet për veprën penale të “deklarimit të rrem të pasurisë”. SPAK thekson se ka të paktën 3 episode të faktuara ku Llalla nuk ka deklaruar saktë pasurinë e tij. Prokuroria ka kërkuar informacion edhe jashtë vendit, pasi ish kryeprokurori është ndaluar në kufirin Gjerman me një shumë të konsiderueshme parash, që u dyshuan të padeklaruara.

Tv Klan