Spice Girls është ribashkuar sërish, por ndoshta jo ashtu siç e prisnit. Të shtunën mbrëma, Victoria Beckham, Melanie Brown, Emma Bunton, Geri Horner dhe Melanie Chisholm, të njohura si Posh, Scary, Baby, Ginger dhe Sporty Spice, u mblodhën për të festuar 50-vjetorin e Victorias në Londër.

Shoqet e grupit festuan sikur të ishte viti 1997 teksa këndonin këngën e tyre ikonike “Stop”. Këtë moment, vendosi ta bënte publik ish-kapiteni i Anglisë dhe njëherësh bashkëshorti i Victorias, David Beckham në Instagramin e tij.


Victoria u përgjigj, duke shkruar: Nata më e mirë ndonjëherë! Gëzuar ditëlindjen për mua! Ju dua shumë të gjithëve! #SpiceUpYourLife. Hashtagu që përdoi Victoria lidhet me një këngë të kënduar nga Spice Girls gjatë lulëzimit të tyre në vitet ’90.

Në festë kishte edhe shumë personazhe të tjerë të famshëm si Tom Cruise, Salma Hayek, Rosie Huntington-Whiteley dhe Gordon Ramsay. Përpara festës, Victoria ndau disa foto në Instagram të familjes së saj, duke përfshirë burrin dhe katër fëmijët e çiftit, Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper.

“Mezi pres të festoj me familjen dhe miqtë e mi! Ju dua shumë të gjithëve”, shkroi ajo krahas fotove.


Spice Girls u bashkuan në vitin 1994 dhe pas publikimit të këngës së tyre debutuese Wannabe në krye të listës në 1996, “Spice mania” përfshiu planetin duke i bërë ato një fenomen global të kulturës pop. Në total, ata shënuan nëntë hite numër një në Mbretërinë e Bashkuar, të cilat përfshinin gjithashtu Say You’ll Be There, 2 Become 1, Who Do You Think You Are, Spice Up Your Life dhe Viva Forever.

Geri Halliwell u largua nga Spice Girls në 1998 dhe grupi u nda në vitin 2001. Por ata u ribashkuan për turne në 2007 dhe një performancë në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike në Londër në 2012. Një turne evropian u zhvillua në 2019, por pa Victorian.


/tvklan.al