“NATO duhet të qëndrojë e bashkuar përballë kërcënimit gjithnjë e më shumë agresiv që paraqet Rusia”.

Paralajmërimi i fortë vjen nga Sekretari i Përgjithshëm i aleancës ushtarake, Jens Stoltenber, gjatë një fjalimi në Kongresin Amerikan.

“Ne nuk duam një garë të re ushtarake, nuk duam një tjetër Luftë të Ftohtë. Por të mos bëhemi naivë, një marrëveshje e respektuar vetëm nga njëra palë nuk na bën të jemi të sigurtë”.

Shefi i NATO-s i referohej dhunimit nga ana e Moskës të Traktatit të Luftës së Ftohtë, për moszhvillimin e raketave balistike dhe bërthamore me rreze të mesme.

“Qëllimi ynë kryesor është të ruajmë paqen, jo të provokojmë,

tha Stoltenberg në fjalimin e 70-vjetorit të krijimit të aleancës ushtarake.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s u duartrokit gjatë nga përfaqësuesit e Kongresit, ndërsa përshëndeti edhe rolin e presidentit Trump dhe vendosmërinë e tij për respektimin e detyrimeve financiare që kanë vendet anëtarë kundrejt aleancës.

Tv Klan