Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

Shprehja më e përdorur në shqip e Dua Lipës?/ Turp në parlament

Në një intervistë për Vogue, këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, tha, se shprehja më e përdorur në gjuhën shqipe në shtëpinë e saj është “c’ka ka për të hongër”. Në seancën e sotme parlamentare, disa deputetë u përfshinë në debate dhe iu drejtuan njëri-tjetrit me fjalën “turp” pas një debati për një deklaratë të Gazment Bardhit, i cili tha, se një deputet, ish-ministër i PD-së ka vilë me vlerë 700 mijë euro.

Fituesi i tenderit për mish në burgje me vetëm 10 pula e ofertën më të lartë

Agjensia e Blerjeve të Përqendruara në varësi të Ministrisë së Brendshme, për nevoja të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ka shpallur procedurën e prokurimit “Blerje mishi dhe nënproduktet e tij” me një fond limit prej 314.572.580 lekësh. Kjo agjensi, pas vlerësimit të ofertave, ka shpallur fitues ofertën më të ulët, atë të kompanisë “Olta Sharra”me ofertë rreth 246 milionë lekësh. Deri këtu cdo gjë duket normale, pasi fitues u shpall ofertuesi me vlerë më të ulët.Skandali i këtij tenderi fillon në momentin, që njëra nga kompanitë pjesëmarrëse në tender, Argent Daci, ankimoi vendimin, dhe Komisioni i Prokurimit Publik anulloi fituesin e parë dhe shpalli fituesë firmën ankuese Argent Daci, me një ofertë 310 mijë dollarë më të lartë.

I la banesen burrit, qytetarja çon në Spak gjyqtarin Sokol Shehu

Pak kohë më parë transmetuam rastin e zonjës Rexhina Nushi, e cila u ankua, se gjyqtari i Shkodrës, Sokol Shehu, ka treguar njëanshmëri në ndarjen e pasurisë bashkëshortore. Zonja është divorcuar në vitin 2014 dhe iu drejtua gjykatës së Shkodrës për ndarjen e pasurisë,konkretisht një banesë një-katëshe.Vendimi i Gjykatës së Lartë ishte, që shtëpia të ndahej përgjysmë.Por në fazën e dytë të ndarjes së pronës në terren, ish-bashkëshorti kishte shembur një dhomë dhe gjyqtari vendosi, që zonja të largohej duke marrë një shumë parash dhe aty të banonte burri.