Stop – Emisioni 130 (sezoni 6)



Stop – Emisioni 130 (sezoni 6)

21:02 05/03/2021

Denoncimi i pacientit nga spitali Covid:me japin vetem nje panine!

Në një video tregohet ndotja me inerte e lumit Valbona. Një tjetër video tregon, sesi trajtohet një pacient në një nga spitalet Covid. Ai thotë, se nuk i kanë dhënë për të ngrënë, ose është ushqyer me një panine gjithë ditën, edhe pse duhet të përballojë sëmundjen dhe ilacet e rënda.

Fier/ Mori leje per spital ne e-Albania, gjobitet nga policia per xhamat e zinj.

Jemi në Fier, pasi gruaja e Desart Malasit, pas orarit policor më 7 shkurt, aplikon për leje, sepse duhej të shkonte në spital. Aplikimi u bë për mjetin e saj, por për shkak të një defekti, Desarti, në rolin e drejtuesit, mori mjetin e vjehrrit. I ndalon policia dhe nusja e sëmurë zbret dhe lihet pa ndihmë, ndërsa Desartin e shoqërojnë në komisariat.Vec masës disiplinore  me heqje patente dhe leje drejtimi, ai u gjobit me 200 mijë lekë të vjetra për xhamat e zinj dhe 40 mijë lekë gjobë për thyerje të orarit . Por, ai tregon, se ka leje për xhamat e errët , për pesë vjet. Komisioni i gjobave në Fier, nuk e thirri dhe mori vendim pa qenë prezent drejtuesi.

Shenkoll/ Stop mundeson kthimin ne shtepi te nenes dhe vajzes se semure.

Në 16 shkurt transmetuam rastin e Dave dhe Prene Nikolli, nënë e bijë, të cilat janë nxjerrë me dhunë nga djali i familjes nga banesa e tyre në Shën Koll të Lezhës,në gusht 2019. Edhe pse u mor një vendim i formës së prerë, që dy gratë të ktheheshin në banesë, vendimi nuk ekzekutohej, megjithë kalimin e afateve. Banesa, ku duhet të hynin nënë e bijë, qëndronte e mbyllur, pasi djali ishtë jashtë shtetit. Pas transmetimit në “Stop”zyra përmbarimore ekzekutoi vendimin dhe Dave e Prene Nikolli hynë në shtëpinë e tyre.







Të ngjashme