7 marsi i mësuesve mes luleve, por nuk munguan edhe objektet materiale.

Sot në të gjithë vendi festohet dita e mësuesit. Të gjithë nxënësit u janë drejtuar shkollave me tufa lulesh nëpër duar. Por nuk kanë munguar edhe dhuratat materiale. Kamera e “Stop” ka fiksuar edhe fëmijë, që për mësuesit e edukatorët e tyre kishin marrë zarfe me para, triko, shall, portofol apo objekte të tjera.

Shkon të kallzojë vjedhjen e motorrit, policia e arreston dhe e vë nën akuzë.

Donald Shehu banor i kryeqytetit, i është drejtuar emisionit “Stop” , për të denoncuar atë, që i ka ndodhur me policinë e shtetit, në komisariatin numër 2.Donaldi tregon, se mbrëmjen e 31 janarit ka lënë motorrin në zonën e Komunës së Parisit dhe kur është kthyer orën 1 pas mesnate, motorrin nuk e ka gjetur më.Ai ka njoftuar policinë dhe është paraqitur në komisaritatin numër 2, për të bërë kallzim. Por aty u përball me akuzën e vjedhjes së motorrit të tij dhe u arrestua në flagrancë. Policia i mori patentën dhe i vuri gjobë. Pas 72 orësh në arrest, materialet iu referuan prokurorisë, ndërsa në gjykatë mori masën “detyrim paraqitjeje”.Pas gjithë këtij kalvari, Donaldi ka mundur të sigurojë vetë nga kamerat e sigurisë së një biznesi, videon, ku duket, që ai e ka lënë vetë motorrin dhe më pas mjeti është marrë nga një person me kapele dhe është lënë në trotuar.

Byzyka shefe kurrikule në DAR dhe studente, vendos komisioni disiplinor.

Pak ditë më parë “Stop” transmetoi rastin e ish-drejtoreshës së DAR Arjola Byzyka, aktualisht shefe e kurrikulës.Zonja Byzyka është studente me kohë të plotë në fakuktetin juridik dhe duket se i ndjek rregullisht studimet. Agathi Kurramano, drejtore e politikave të zhvillimit të shërbimit civil shpjegon, se shqyrtimi i fakteve dhe rrethanave së pari vlerësohet nga eprori dhe më pas ngrihet një komision me 5 anëtarë.Nga ana tjetër mësohet, se një komision disiplinor do të shqyrtojë këtë rast e do të dalë me një vendim brenda 30 ditësh.