STOP – EMISIONI 157 (SEZONI 4) – TV KLAN

STOP – EMISIONI 157 (SEZONI 4)

Emision: 09.04.2019

Kontrolli i befasishëm i Braces dhe pasoja e reformës së fundit në arsim.

KQZ i dha sot 2 deputetëve të tjerë të PD-së, duke e kaluar numrin 100 të të zgjedhurve në parlament.KLP shkarkoi sot nga detyra kreun e Prokurorisë së Sarandës Edison Ademi, por ky i fundit kundërshtoi, duke thënë, se do t’i fusë në burg ata, që morën këtë vendim.Zëvendëskryeministri Erjon Brace ishte sot për një kontroll të befasishëm në admnistratën e Shkodrës. Por si për cudi Bracen e prisnin shumë gazetarë, e pa kaq u cudit edhe numri 2 i qeverisë, që i gjeti në punë punonjësit e administratës.Kryeministri Rama u takua dje me disa studentë, po u gjend ngushtë kur një studente e masterit me mesatare 10.00, e kishte patur shkollimin pa pagesë, ndërsa pas vendimit të qeverisë, detyrohet të paguajë gjysmën, si studentët e tjerë të ekselencës me mesatare nga 9 në 10.

Skandali, pija energjike bllokohet nga AKU, në shkelje të vendimit të gjykatës.

Një pije energjike e quajtur cannabis dhe e prodhuar në Gjermani dhe Austri, ka nisur të importohet në vendin tonë me emrin Al Cannabis,që nga gushit 2017.Importuesi, Agim Murati, tregon, se me ngarkesën e parë, që hyri në Morinë, nuk pati probleme. Por në të dytën, në Qafë-Thanë, u bllokua nga Aku e Pogradecit, me dyshimin, se mund të përmbante lëndë të dëmshme narkotike.Cështja u hetua nga prokuroria e Pogradecit dhe gjykata doli në konkluzionin, se pija është e sigurtë.Por odiseja e importuesit nuk u ndal e historia e bllokimit vijoi edhe në pikën e Hanit të Hotit.Në proces verbalin e bllokimit AKU Shkodër, ka shkruar, se pritet urdhër nga lart, edhe pse për rastin në fjalë, kishte vendim gjykate të formës së prerë.Në AKU nuk japin asnjë shpjegim për këtë cështje.Nga ana tjetër, profesor Kapllan Sulaj, që është dhe anëtar i Bordit Shkencor të AKU-së, thotë, se ka vakum ligjor dhe Al cannabis, përmban kërp industrial, gjë që e bën si të gjitha pijet e tjera energjike.

Laci pa gjinekolog, gratë shtatzëna drejtohen për në Lezhë.

Në emisionin “Stop” shumë banorë të Lacit janë ankuar, se në qytetin e tyre, nuk ka gjinekolog.Gazetarja e programit shkoi atje dhe kërkoi ndihmë, duke pretenduar madje, se ishte shtatzënë.Erisa Gjoni nga burimet njerëzore tha, se gjinekologia vetë, është me leje lindjeje, që nga data 14 mars dhe ka një raport 63 ditor.Ajo thotë, se janë bërë shumë kërkesa për gjinekolog, por nuk ka zgjidhje. Në këto kushte, gratë shtatzënë i drejtojnë për në Lezhë.

Kategori
STOP
0 Komente

Përgjigju

*

*

Emisione