1 maji feste apo proteste/ Pergjigjet e qytetareve per te mos u humbur.

Të shtunën ishte 1 maji dhe Klintoni iu drejtua qytetarëve, për t’i pyetur, nëse e shohin si festë, apo si protestë këtë datë.Mes të intervistuarve janë dhe plot personazhe plot humor e ironi,të cilët thonë, se kanë punuar një jetë, e nuk gëzojnë dot një pension dinjitoz. Madje dsia prej tyre, thonë, se në Shqipëri do të duhet të vijnë punëtorët nga Bangladeshi.

Fushe-Kruje/Nena denoncon zhdukjen e vajzes, policia: Mjere kujt i bie!

Problematika e rradhës na con në Fushë-Krujë. Një nënë denoncon faktin, se prej 9 ditësh vajza e saj 15 vjecare është zhdukur dhe policia nuk ndërhyn.Adriana Pepmarku thotë, se arsyeja, që ajo dyshon për largimin e vajzës, është se e bija për 20 ditë do të futej në riedukim, për shkak të sjelljes së papërshtatshme. Adriana tregon, se vajza shoqërohej me një shoqe 23-24 vjecare nga Kruja, e cila shpesh e nxirrte nga mësimi.Mamaja ka bërë kallzim në polici, por asgjë nuk është bërë dhe askush nuk di të thotë, se cfarë ndodh me të miturën.Zonja është interesuar në stacionin e policisë Fushë-Krujë, por aty i thonë, se të gjithë punonjësit janë nëpër qendra numërimi të votave.Madje një punonjës, që është aty, i thotë, të ëmës, se vajza mund të jetë duke punuar në lokale nate, duke u droguar, apo prostituar, e në gjuhën popullore kësaj i thonë “mjerë kujt i bie”.Pas këmbënguljes së gazetares së “Stop”, policia u vu në lëvizje dhe gjeti vajzën e mitur. Nëna e saj falenderon porgramin tonë për gjetjen e së bijës.

Apeli i Stop e Fundjave ndryshe/ 27 vjecarja me leucemi niset drejt Turqise.

Vetëm pak ditë më parë transmetuam rastin e Drineda Avdi, mësuesja 27 vjecare nga Bilishti, e cila vuan nga sëmundja e leuçemisë akute. Ajo duhet t’i nënshtrohet një operacioni të palcës kurrizore, të cilën do ia dhurojë motra. Ndërhyrja kushton 80.000 euro dhe ne bëmë apel për jetën e 27 vjecares, e cila duhet të rrisë edhe djalin e saj. Drineda është nisur mbrëmë drejt Turqisë, pasi u sigurua shuma e nevojshme për të cilën apeloi emisioni “Stop” dhe fondacioni “Fundjavë ndryshe”.Mes kontributorëve ishte dhe kompania Brunes, që dha 100 mijë lekë të reja për ndërhyrjen.