Hitparade i absurdit/ eksodi i mjekëve drejt Gjermanisë.

Në disa takime elektorale, funksionarë të PD-së kanë shpërndarë programin për rimëkëmbjen e vendit, ku bie në sy, se disa shifra shkruhen me lekë të reja e disa të tjera me lekë të vjetra. Një video tregon ndotjen e lumit Erzen me solar. Shkolla në fshatin Vile-Lezhë, vetëm e tillë nuk duket, por ka pamjen e një ndërtese të braktisur.Në një tjetër video tregohet, sesi sorrat po “sulmojnë” qytetarët.Renaldo u është drejtuar qytetarëve, duke i pyetur, sesi u duket fakti, që mjekët largohen drejt Gjermanisë, edhe pse kryeministri Rama tha, se ata paguhen në Shqipëri.

Me hemofoli A/ vjen nga Gjermania,“tradhtohet” nga Ministria e shëndetësië.

Sabri Ceka, një qytetar nga Elbasani, tregon, se vuan me hemofili A, që në lindje.Për këtë arsye emigroi në Gjermani, edhe pse në mënyrë ilegale.Më Gjermani, faktorin 8 e merrte rregullisht, po për shkak se kishte vështirësi në gjetjen e damarëve,mjekët vendosën t’i bënin një ndërhyrje dhe t’i vendosnin një pajisje port, ku nëpërmjet një age-je, i injektonin faktorin 8. Kthimi në Shqipëri u bë me kushtin e sigurimit të shërbimit mjeksor. Në këtë moment doli “garant” Ministria e Shëndetsisë, që në fakt nuk po ia siguron agen, pasi nuk gjendet në asnjë vend.Në QSUT i thanë, që nuk ka age. Në Agjensinë Kombtare të Barnave, as që e pritën. Të njejtin fat pati edhe në Ministrinë e Shëndetsisë. Në fund iu drejtua emisionit “Stop”.Gazetarja iu drejtua shkresërisht këtyre institucioneve, por përgjigje mori vetëm nga Drejtoria e QSUT-së, e cila tha, se këtë age nuk e kanë, pasi nuk është në listën e barnave dhe pajisjeve mjeksore.Megjithatë, pacienti do ta marrë mjekimin me kateter intravenoz, në një tjetër mënyrë. Nga ana tjetër, drejtori Enkel Joti, privatisht i siguroi 15 copë age flutur. Sabri Ceka shprehet mirënjohës, por kjo sipas tij, është një zgjidhje e përkohshme.

Qytetari paguan taksa në dy njësi, pas ndarjes së re administrative.

Nazmi Doci është banor në Kodër Kamëz në rrugën “Adem Shehu”.Me ndarjen e vjetër administrative i përkiste njësisë administrative Laprakë, bashkia e Tiranës. Ndërsa me ndarjen e re ka kaluar në njësinë administrative të Paskuqanit, bashkia Kamëz.Por ky ndryshim nuk e ka shkëputur zotin Nazmi prej detyrimit të pagesave nga të dyja këto njësi administrative.Doci thoë, se ka bërë një kërkesë në UKT qendrore, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.Gazetarja e “Stop” interesohet në të dyja njësitë dhe mundëson kalimin e Nazmi Docit në njësinë e re, duke fshirë detyrimet në të vjetrën.