Stop – Emisioni 26 (sezoni 6)



Stop – Emisioni 26 (sezoni 6)

21:03 12/10/2020

Urimi i Rames per humoristet/ Fjalet e urta, sipas qytetareve te Tiranes.

Kryeministri Rama e ka nisur ditën duke uruar për ditëlindjen aktorin e humorit Florian Binaj. Duke shfrytëzuar këtë rast Rama ka shkruar në facebook edhe për personazhe të tjerë të humorit, mes të cilëve Saimirin e Fiksit dhe Stopit, sic e quan Rama.Klintoni ka pyetur qytetarët për fjalët e urta dhe ata përgjigjen me humor për shprehjet, që u kujtohen dhe si i kuptojnë ato.

Kamera e fshehte/ Asnje qender shendetsore nuk ka vaksina gripi.

Në 30 shtator nisi zyrtarisht dhe publikisht vaksinimi i popullatës për gripin e stinës. Ministrja Manastirliu deklaroi, se janë siguruar 368 mijë doza vaksine falas, më shumë se cdo vit tjetër. Edhe të nesërmen në 1 tetor, Manastirliu, gjatë një vizite në një shtëpi të moshuarish, i mëshoi faktit, se vaksina do të bëhej masivisht, duke nisur me grupet e rriskut, mjekët, arsimtarët, të moshurarit e ata, që kanë sëmundje kronike.Por ajo që ndodh në realitet është shumë ndryshe nga cfarë reklamohet nga ministrja. Stop ishte në 7 qendra shëndetsore, por në asnjërën prej tyre nuk kishte vaksina. Personeli tha, se vaksina mund të vinte nga fundi i muajit tetor.

Mezez-Fushe/ Tre jave pa mesuese anglishteje, Stop zgjidh problemin.

Në 14 shtator të 2020-ës, nisi viti shkollor në sistemin parauniversitar në vend. Por “Shkolla 9 vjecare Mëzez- Fushë”, ende nuk është gati, përsa i përket stafit të mësuesve, si dhe shërbimit sanitar.” Prindër dhe nxënës tregojnë, se që kur ka nisur shkolla, nuk kanë bërë asnjë orë anglisht, pasi mësuesja ka marrë lejen e lindjes dhe nuk është zëvendësuar.Përvec saj, në këtë shkollë mungojnë edhe mësues të tjerë ka vetëm një sanitare në kohë pandemie.Për këtë problematikë pyesim drejtoreshën e shkollës Diana Nanushi.Ajo thotë, se i ka nisur shkresë ZVA-së, por nuk ka marrë zgjidhje.Por drejtoresha tregon, se kur gazetarja ishte në derën e shkollës, e telefonuan nga ZVA-ja, për t’i komunikuar, se mësuesja e anglishtes ishte rrugës…!!!







Të ngjashme