Stop – Emisioni 3 (sezoni 6)


Stop – Emisioni 3 (sezoni 6)

21:02 09/09/2020

Largimi i Besa Shahinit/ Kryemadhi: te na tregoje, se ku shkoi Turi..!

Pas deklaratës së ministres së arsimit Besa Shahini, se në fund të mandatit do të lerë detyrën dhe Shqipërinë, nuk kanë munguar reagimet.Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shprehur në një takim me të rinjtë, se më parë zonja Shahini, duhet të japë llogari për masakrën në arsim, ose të paktën të tregojë, se ku shkoi Turi. Ajo iu referua me ironi, një pyetjeje në provimet e maturës shtetërore, që shkaktoi një furtunë në reagimin publik.Zjarri ka përfshirë për të disatën herë spitalin e Durrësit. Pacientët janë detyruar të evakuohen, për t’u shpëtuar lëndimeve. Ky nuk është rasti i parë i rënies së zjarrit në Spitalin e qytetit bregdetar. Vetëm në “Stop” ky problem është trajuar disa herë që nga viti 2017. Burgjet janë kthyer së fundi në vatra të përhapjes së koronavirusit. Në burgun e Drenovës ka shkuar në 10 numri i të prekurve. Burgu i Shën Kollit është kthyer në spital covid, ku po trajtohen 40 persona. Ndërsa një mesazh nga burgu i Fushë-Krujës, tregon, se edhe në këtë institucion të vuajtjes së dënimit është përhapur virusi i rrezikshmëm, ndërsa mungojnë masat e sigurisë e higjenës nga ana e personelit.

Skandalet e ZA Peshkopi/ mesuesi ne Londer, por paguhet qe nga marsi.

Emisioni “Stop” është ndalur në Peshkopi për shumë probleme të raportuara, lidhur me ZA-në dhe Drejtoreshen e saj, Brikena Dani.Ajo është komanduar në këtë pozicion, edhe pse nuk plotëson kriteret, pasi është diplomuar për gjuhë-letërsi. Selami Kaza, kreu i Sindikatës së Arsimit Dibër, ngre shqetësimin e rreth 300 mësuesve të zonës, që u është ndërprerë kontrata e punës pa të drejtë.

Shkolla “Selim Aliu” prej kohesh ka mbetur pa drejtor, pasi Brikena Dani ka marrë ish drejtorin Mezin Shehu, si specialist në ZA. Një tjetër problem është shfaqur në shkollën efshatit Selishtë, ku drejtori, Avni Delishi, është larguar për në Londër që në mars 2020 dhe ZA-ja as e ka zëvendësuar, duke e paguar gjatë gjithë kohës.

ZA Peshkopi, cerdhe korrupsioni e tarafesh, konkursi u be dy here pa rezultat.

Gazetari i emisionit “Stop” kërkoi një shpjegim ngaZA Dibër për zinxhirin e korrupsionit dhe shkeljeve ligjore.Financierja e ZA-së, tha se drejtori i larguar në Angli, është paguar, pasi ka zhvilluar mësimin online nga Londra në Selishtë.Vetë drejtori, Avni Delishi, ka nje version tjetër. Ai tha, se ka qenë me leje dhe ka dhënë dorëheqjen në korrik, pas 4 muajsh, që paguhej pa të drejtë.”Stop” ka mësuar, se drejtoresha e te ZA Dibër, Brikena Dani është vajza e xhaxhait e deputetes Valmira Xhembulla dhe kjo e fundit mikeshe e ministres Besa Shahini. Në nëntor 2019 dhe janar 2020 nga Ministria e Arsimit janë zhvilluar dy konkurse për vendin e drejtorit të ZA-së, por Brikena nuk ka fituar. Nga ana tjetër, Ministria e Arsimit, vetëm për Dibrën nuk ka bërë transparente rezultatet e dy konkurseve.



Të ngjashme