Në puntatën e sotme të emisionit investigativ “STOP” në Televizionin Klan, është trajtuar rasti i një konflikti pronësie në qytetin e Elbasanit.

Familja Kana ka mbi 100 vite që jeton mbi tokën ku prej vitesh kanë ndërtuar jetën dhe shtëpitë.

prona

Në datën 13 Janar 2014, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, familja Floqi ngriti pretendimin që toka e familjes Kana i përkiste asaj.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në seancën plenare të drejtuar nga zonja Zamira Vyshka, i jep të drejtë familje Floqi.

Vlera e të gjithë tokës dhe pronave është afërisht 400 milion lekë.

Por në këtë histori përfshihet dhe institucioni i Prefektit të Elbasanit. Pasi mësoi për vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, ai shqyrtoi dosjen dhe sipas të gjitha dokumentave, sipas tij, kjo rezulton si pronë shtetërore.

Pra prona duhet t’i kalojë një herë shtetit, sepse nuk justifikohet vendimi i marrjes së saj dhe i gjithë materiali duhet të kalojë në Gjykatën Administrative, në Durrës.

Brenda një afati kohor prej 7 ditësh, juristja e Prefekturës duhet të çonte materialin në Gjykatën Administrative, që familja Floqi të shpronësohej nga kjo pronë dhe të sistemohej familja Kana.

Kjo gjë nuk ka ndodhur.

Për familjen Kana, më datë 21 Prill ka një udhër përmbarimi, ndërsa prefekti thotë që nuk është e mundur, sepse është pronë shtetërore.

Gazetarja e “STOP” udhëton drejt Elbasanit, në lagjen “28 Nëntori”, rruga e “17 Marsit” dhe takohet me disa familjarë nga fisi Kana, që jetojnë prej më shumë se një shekulli në këtë zonë.

Sipas familjarëve Kana, vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan ka sjellë dhe urdhërin nga përmbaruesi i Elbasanit për të liruar truallin. Ata i janë drejtuar emisionit “STOP”, për të bërë të ditur këtë çështje absurde, që sipas tyre, vetë shteti e kap me anë të procedurave të tij dhe me anë të vërtetimit të titujve të pronësive, që kjo pronë është e paligjshme.

stop 1

Anëtarët e fisit Kana, me anë të një vërtetimi të thjeshtë, që kushton vetëm 100 lekë, të marrë në Këshillin e Qarkut Elbasanin, thonë se kanë zbuluar se prona e familjes Floqi ndodhet diku tjetër, disa kilometra larg vendit që ata pretendojnë. Sipas tyre, bëhet fjalë për një truall në zonën Metalurgjike të Elbasanit.

vertetim

Anëtarët e familjes thonë se, si është mundur që në vitin 2016 të bëhen falsifikime të tilla dhe të pretendohet të merren lekë në dëm të shtetit dhe pronës së lirë.

vendim 1

 

Ndërkohë, në datën 4 Maj 2015, me një vendim të Prefektit të Qarkut Elbasan, pas shqyrtimit të të gjitha procedurave vendoset me 5 vota pro dhe asnjë kundër, për pavlefshmërinë dhe shfuqizimin e plotë të aktit të marrjes së tokës Nr 94, në emër të Azem Hysen Floqi, përfaqësues i familjes Floqi, si dhe kalimin në pronësi të shteti të të gjitha pasurive.

pref

Trashëgimtarëve të familjes Floqi u kërkohet që të kthejnë vlerën prej 6.974.837 lekë, për sipërfaqen, për të cilën janë shpronësuar.

Pas këtij vendimi, është juristja e Prefekturës, ajo që duhet të pajisë me të gjitha shkeljet e gjetura nga institucioni i Prefektit, Gjykatën Administrative.

Por a i ka bërë juristja këto veprime brenda afatit 7 ditor që i jep ligji?

alba

Në një video të fshehtë të bërë në zyrën e juristes së Perfekturës së Elbasanit, znj. Alba Kila thotë:

Alba Kila – Juriste, Prefektura e Elbasanit:

Unë kam një procedurë të cilën e kam ndjekur dhe kam arritur  në këto konkluzione si komision. Gjykata ka procedurat e veta. Nëse unë jam e detyruar të ndjek procedurat e mia, ajo ka të vetat. Ajo (gjykata) thotë: Dua dëshmitë e trashëgimisë, që ta quajë procedurën të rregullt. I kam paraqitur një pjesë të dëshmive. Më ka thënë që nuk janë të njësuara me origjinalin.

Gazetarja:

Këtë kërkojmë nga ju, që i keni paraqitur një pjesë të dëshmive në kamera. Që keni paraqitur dokumentacionin dhe për pamjaftueshmërinë është gjykata. Pastaj e ndjek unë në gjykatë. 

Brenda afatit 7 ditor a është çuar dokumentacioni?

Alba Kila – Juriste, Prefektura e Elbasanit: Nuk e kam çuar, sepse nuk kam patur çfarë të çoj. Çfarë të çoja?

Gazetarja:

Këtë thuaj.

deshmia

Pasi ka dëgjuar mendimin e juristes Kila, gazetarja ka marrë edhe prononcimin e familjarëve të fisit Kana, në lidhje me çështjen e dëshmive të trashëgimisë. Njëri prej anëtarëve të familjes thotë se, ata e posedojnë një dëshmi trashëgimie, që është e vlefshme dhe që është në dosjen e familjes së tyre pranë Prefekturës së Qarkut të Elbasanit. Ajo është e protokolluar në dosje dhe sipas tyre, zonjës Kila i mjafton vetëm një kërkim në dosjen e tyre dhe e gjen.

Sipas tyre, edhe pse këto dokumenta mund të gjenden lehtësisht në dosjen e tyre, nëse ajo do t’ia kërkonte nuk do të kishte asnjë problem që t’ia siguronin, por ajo nuk ua ka kërkuar.

Madje, anëtarët e familjes Kana pretendojnë se kanë qenë ata që e kanë nxitur zonjën Alba Kila, që të depozitojnë dokumentat pranë Gjykatës Administrative, që çështja të shkonte dhe të përfundonte.

Aktualisht, në bazë të vendimi gjyqësor të Gjykatës së Rrethit Elbasan, që i jep të drejtën e pronësisë familjes Floqi mbi këtë pronë, kjo e fundit ka çuar për ekzekutim një përmbarues gjyqësor privat, që të nxjerrë nga shtëpia familjen Kana.

Udhëri i ekzekutimit ka qenë më datë 21 Prill, por me insistimin dhe falë ndihmës së programit “STOP”, ky i fundit i ka dhënë një afat të ri familjes Kana, datën 26 Maj 2016.

Gjatë kësaj kohe, ata do të kenë mundësinë e rishqyrimit të dokumentave, pse jo që të zhvillohet dhe procesi gjyqësor dhe të vërtetohet se kujt i përket realisht kjo pronë, familje Kana, asaj Floqi, apo shteti shqiptar./tvklan.al