“Streha mes reve” në 40 kinema gjermane

“Streha mes reve” në 40 kinema gjermane

16:13 05/08/2019

Tema e bashkëjetesës fetare tërheq tregun evropian

“Streha mes reve” do të jetë filmi shqiptar që do të pushtojë kinematë në Gjermani. Nga Shtatori, ai do të shfaqet në 40 kinema atje. Një arritje e parë kjo për prodhimin tonë kinematografik në tregun evropian. Robert Budina që është skenaristi dhe regjisori i filmit na jep tre argumente pse gjermanët e “Pluto Film” besojnë se “Streha mes reve” do të pëlqehet nga publiku.

Nga suksesi ose jo përfituesit e vetëm nuk janë realizuesit e “Streha mes reve”

Gjermani është sfida e parë. Shitja e biletave atje do të përcaktojë edhe shpërndarjen e mëtejshme të filmit, gjithnjë me synim publikun evropian.

Nga pjesëmarrjet ne festivale e deri tek shfaqjet në kinema të ndryshme “Streha mes reve” është vlerësuar nga kritika, është nderuar me çmime, por më e rëndësishmja për kineastët është pëlqyer nga publiku, si ai shqiptar dhe i huaj.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT