Të ftuar mbrëmjen e së hënës në emisionin “Opinion” në Tv Klan, shumë studentë kanë rrëfyer vështirësitë me të cilat u duhet të përballen për të paguar tarifat e shkollës.

Jam Lorela, vij nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, jam në vitin e dytë, paguaj 250 mijë lekë tarifën bazë të studimit, gjithashtu kam motrën po ashtu në fakultet, e cila ka një tarifë prej 480 mijë lekësh. Plus që kam edhe vëllain gjimnazist që pret të kalojë në fakultet. Nëse llogarisim pagat e prindërve, nuk janë edhe aq të larta sa për të paguar dhe për të na mbajtur. Si ia dal? Unë vjet kam punuar të gjithë vitin. Mundësisht edhe gjatë verës. Gjatë gjithë javës në shkollë, të shtunë dhe të diel në punë. Tarifat janë shumë të larta sepse qeveria investon shumë pak në arsimin e lartë. Qeveria duhet të vendosë një tavan më të ulët për tarifat e shkollës

.”/tvklan.al