Studimi: 6.4 % e popullatës imune ndaj Covid


Studimi: 6.4 % e popullatës imune ndaj Covid

15:43 22/07/2020

Specialistët: Të rritet numri i testimeve dhe të zbatohen masat

Njësia 7 me 70 mijë banorë të cilët ndiqen nga mjekët e familjes të qendrës shëndetësore Nr.9 kanë rezultuar me një pozitivitet prej 17 % për antitrupat për SARS Cov-2, apo e thënë ndryshe kanë krijuar imunitet ndaj virusit.

Në popullatën e Tiranës, në një numër prej 202 mijë banorësh u mor një kampion i rastësishëm individësh që nuk kishin kaluar sëmundje në 3 muajt e fundit dhe rezulton 6.4 %”, thotë mjeku Genc Sulçebe.

Aktualisht në zonën e 21 Dhjetorit rezultojnë 30 të prekur me covid që po ndiqen nga mjekët e familjes. Po sërish Shqipëria mbetet larg imunizimit të popullatës.

“Në qoftë se e krahasojmë me vendet e Europës sërish është shumë i ulët, pasi në qendrat e mëdha urbane në Europë kemi një pozitivitet prej 10 %. Duke pasur që kemi një përqindje të ulët të pozitivitetit, nuk mund të mendojmë që mund të arrihet imuniteti kolektiv 60 % e popullatës”.

Specialistët rekomandojnë frenimin e përhapjes së infeksionit përmes rritjes së numrit të testimeve.

“Duhet ndaluar progresioni i infeksionit dhe rritja e numrit të testimeve që ndikon në kapjen e një numri të lartë individësh që janë të infektuar dhe që të izolohen. Sigurisht edhe mbajtja e maskës”.

Në vend po regjistrohen çdo ditë shifra rekord të infektuarish me Covid-19.

Tv Klan





Të ngjashme