Stuhi dëbore në SHBA

Stuhi dëbore në SHBA

23:45 02/12/2019

Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në disa shtete

Stuhia e dëborës i ka gjetur të papërgatitur amerikanët të cilët po ktheheshin nga pushimet pas festës së Falenderimeve. Temperaturat e ulta kanë përfshirë pjesën verilindore si dhe perëndimin e vendit.

Janë 50 milionë persona të cilët janë përfshirë nga moti i keq. Në disa shtete në pjesën lindore është shpallur gjendja e jashtëzakonshme mes të cilave dhe në Kaliforni dhe Nju Jork.

Ndërkaq, kaos është krijuar edhe në transportin ajror ku më shumë se 1300 fluturime u nisën me vonesë dhe 700 të tjera u anuluan si pasojë e motit të keq. Situata mbetet kritike dhe në aeroportet kryesore të rajonit verilindor të vendit.

Ndërsa pjesa perëndimore e Kalifornisë është goditur nga reshjet e shumta të shiut duke shkaktuar përmbytje në disa zona.

Klan Plus




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi