Shtyhet për një javë vaksinimi, pezullohet transporti në SHBA

Një stuhi e madhe dëbore ka pushtuar bregdetin lindor të SHBA. Rreth ¾ e fluturimeve janë anuluar dhe të gjitha llojet e transportit janë pezulluar. Aeroporti Ndërkombëtar i Newark, Aeroportin John F Kennedy dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Filadelfias janë mbyllur përkohësisht deri në përmirësimin e situatës.

Ndërkaq vaksinimi në New York dhe New Yersey është anuluar për të paktën 1 javë. Stuhia gjithashtu ka ndaluar shpërndarjen e vaksinave në Connecticut, Rhode Island, Filadelfia, pjesë të Uashingtonit, DC.

New York City dhe New Jersey si dhe 40 qarqe të tjera kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA ka bërë të ditur se stuhia do të kalojë edhe në New England gjatë kësaj jave. Stuhia e dëborës është shoqëruar edhe me erëra të fuqishme deri në 80 km/orë. Kryebashkiaku i New York City Bill de Blasio ka lëshuar ​ urdhrin që kufizonte udhëtimet jothelbësore nga 06:00 të mëngjesit, si dhe mbylljen e shkollave publike.

Në Uashington DC, shumë njerëz kanë shijuar borën përpara monumenteve ikonike të kryeqytetit me gjithë thirrjet e autoriteteve për të mos dalë nga shtëpia për shkak të temperaturave të ulëta./tvklan.al