SHBA mbetet jashtë garës për medaljen e artë

Finalja olimpike në futboll për femra do të jetë Suedi – Kanada. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, skuadra numër 1 favorite për të fituar medaljen e artë do të luajë vetëm për bronzin me Australinë.

 Vajzat amerikane edhe pse krijuan më shumë raste e humbën me rezultatin 1 – 0 sfidën me kanadezet. Goli i Fleming në minutën e 74’ vendosi takimin duke çuar në Kanadanë për herë të parë në finale. Po me rezultatin 1 – 0 Suedia mundi Australinë.

Rolfo në fillimin e pjesës së dytë realizoi golin që përcaktoi skuadrën finaliste. Për suedezet është finalja e dytë olimpike pas asaj të Rio 2016 me Gjermaninë.

Sfida mes Suedisë dhe Kanadasë që do të shpallë skuadrën kampione në Tokio 2020 do të luhet të premten.

Tv Klan