Suedia ka limituar në tetë numrin e personave që lejohet të qëndrojnë nëpër tavolinat e bareve dhe restoranteve, pasi vendi po preket nga një valë e madhe infektimesh.

“Situata është shumë serioze. Virusi po ecën në drejtimin e gabuar”, ka parajamëruar Kryeministri Stefan Lofven.

Suedia ka raportuar 31 raste vdekje nga Covid që të premten, që e bën numrin e vdekjeve të shkojë në 5.969, shumë më lart se vendet fqinje.

Por, në dallim nga rajoni, Suedia nuk ka ndërmarrë masat e karantinës kombëtare.

Lofven gjithashtu njoftoi se do të merren masa pak më strikte, përfshi këtu punën nga shtëpia dhe evitimin e transportit publik. Kjo domethënë që rreth 70% e vendit, pra 10.5 milionë njerëz tashmë jetojnë nën rregullat e reja qeveritare.

Kryetari i shërbimit shëndetësor suedez, Johan Carlson, u shpreh se shpresonte që publiku të bashkëpunonte në mënyrë që të parandalohet shpërhapja e virusit, në përputhje me rregulloren kombëtare, siç kanë bërë në pranverë dhe verë.

Por ai gjithashtu paralajmëroi popullin suedez se “kemi përpara vetes një dimër të gjatë dhe të vështirë”. Shteti skandinav ka pasur 134,000 infektime që në fillim të pandemisë.  /tvklan.al