Sukses i listës “Navalni” në disa rajone



Sukses i listës “Navalni” në disa rajone

07:40 15/09/2020

Sukses i listës “Navalni” në disa rajone

Partia e presidentit Vladimit Putin “Rusia e Bashkuar” do të qeverisë sërish shumicën dërrmuese të rajoneve ruse. Por fushata e Aleksei Navalnit, figurës kryesore të opozitës anti-Putin duket se ka qenë po ashtu e efektshme. Në rajonin e Novosibirskut, i treti më i populluari në Rusi dhe në Tomsk, ku Navalni zhvilloi takime elektorale pak ditë para helmimit me Noviçok do të qeverisë opozita.

Në këto rajone, për të parën herë do të jenë në parlament edhe përfaqësuesit e listës së Navalnit. 4 prej tyre fituan në Novosibirsk, ku partia e Putinit humbi 11 mandate. Tashmë kjo parti ka 22 deputetë nga 50 vende parlamentare. Edhe në Tomsk, lista Navalni do të përfaqësohet me 2 deputetë.

Sondazhet tregojnë se shkak i rënies së mbështetjes popullore për partinë e presidentit janë ulja e rrogave dhe pensioneve, si pjesë e reformave ekonomike për të përballuar krizën e shkaktuar nga sanksionet e vendeve perëndimore. Pas laboratorëve në Gjermani e Francë, edhe në Suedi konfirmohet se Noviçoku ishte shkak i helmimit të Navalnit.

Tv Klan





Të ngjashme