Suksesi i Dua Lipës në platformën Spotify

Suksesi i Dua Lipës në platformën Spotify

17:35 23/06/2019

Të tjera suksese për këngëtaret shqiptare të njohura në mbarë botën. Dua Lipa dhe Bebe Rexha janë padiskutim ikona të muzikës së re. Këngët e tyre po dëgjohen me miliona herë. Dua Lipa është ajo që ka arritur për të disatën herë të hyjë në histori si këngëtarja më e dëgjuar në mbarë botën.

Në platformën më të madhe muzikore Spotify, tre këngët e Dua-s, “New Rules, “One Kiss”dhe “IDGAF” janë dëgjuar secila mbi 800 milionë herë. Faqja “Music News Facts” e cila merret me faktet më të reja rreth muzikës internacionale, ka publikuar të dhënat e nxjerra nga një statistikë rreth këngëtares shqiptare.

Nga ana tjetër Bebe Rexha prej një viti ka publikuar albumin e saj, “Expectations”. Këngët “Meant to be”, “I’m a mess”, “I got you”, ishin vetëm disa nga hitet e këtij albumi, të cilin e bënë një prej projekteve më të mëdha në karrierën e Bebe-s. Tashmë albumi numëron mbi 1.4 miliardë dëgjime në platformën Spotify, duke i siguruar shqiptares një tjetër sukses.

Klan Plus

 

 

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori