Sulm me armë në festival, 3 të vrarë dhe 15 të plagosur

Posta

Sulm me armë në festival, 3 të vrarë dhe 15 të plagosur

09:11 29/07/2019

Ekzekutohet një nga autorët, një tjetër në kërkim

Këto janë momentet e panikut që përfshinë pjesëmarrësit në festivalin e hudhrës në Gillroi të Kalifornisë. Dhjetëra njerëz nisën të vrapojnë për t’u shpëtuar plumbave që nuk e kuptuan nga i vinin.

Të shtënat i morën jetën 3 personave dhe plagosën 15 të tjerë. Mes të vrarëve është një prej agresorëve, i cili humbi jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë. Autoritetet dyshojnë për një bashkëpunëtor të dytë, që mund të jetë në arrati dhe janë vënë në kërkim të tij. Mes të vrarëve është edhe një 6-vjeçar.

Stephen Romero

“Të shtënat nisën si të ishin fishekzjarre. Kështu m’u dukën në fillim, derisa kur partneri më kapi për krahu dhe më tha se duhet të largohemi sepse janë të shtëna armësh”, tregon një dëshmitare

Dëshmitarët thanë për mediat se sulmuesi që u vra ishte një i ri i bardhë rreth të 30-ave. Disa pjesëmarrës akuzuan organizatorët për mungesë të planeve të evakuimin në raste emergjencash. Ndërsa presidenti Tramp u bëri thirrje të pranishmëve në momentet e të shtënave të kujdesen për veten, pasi policia po punonte për neutralizimin e autorëve.

Tv Klan


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT