Qeliza e ISIS kishte planifikuar për të sulmuar Britaninë dhe Gjermaninë në të njëjtën ditë me sulmet terroriste të ndodhura në Paris, sipas zyrtarëve.

Burimet e inteligjencës besojnë se terroristët Abdelhamid Abaaoud dhe Mohamed Abrini kanë vizituar më herët Mbretërinë e Bashkuar për të rekrutuar luftëtarë. Por siç duket plani i tyre ka dështuar, pasi sipas një burimi, ata e kanë parë të vështirë vendosjen e eksplozivëve në një vend të populluar dhe gjetjen e kamikazëve të besuar në Britaninë e Madhe. Por në vend të kësaj, ISIS ka dyfishuar përpjekjet në Paris duke vrarë 130 persona Nëntorin e kaluar.

Lajmi për komplotin e mundshëm të tyre vjen një ditë pasi Shefi i Inteligjencës Amerikane, James Clapper, konfirmoi se ISIS i kishte qelizat në Britani, Gjermani dhe Itali./tvklan.al