OSBE: Të dënohen nxitësit e sulmeve ndaj KZAZ-ve

Foto: Ambasadori i OSBE në Shqipëri
Posta

OSBE: Të dënohen nxitësit e sulmeve ndaj KZAZ-ve

16:34 19/06/2019

Misioni i OSBE në Shqipëri reagoi ndaj sulmeve kundër Komisioneve Zonale të Administrit Zgjedhor, duke i dënuar ato. Në një deklaratë për shtyp, OSBE thotë se çdo përpjekje për të nxjerrë nga shinat një proces demokratik është shkelje e ligjit dhe njollos reputacionin e vendit në arenën ndërkombëtare, ndërsa kërkon që të ndiqen penalisht jo vetëm përgjegjësit e dhunës, por edhe nxitësit e saj.

“Prezenca e OSBE-së i dënon me forcë sulmet e dhunshme të këtyre ditëve kundër organeve përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve, në disa bashki në Shqipëri. Të gjitha proceset politike dhe administrative duhet të zhvillohen në përputhje me parimet e shtetit ligjor. Jo vetëm autorët e dhunës, por edhe nxitësit e saj, duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore. Ne bëjmë thirrje që autoritetet shtetërore të ndërmarrin të gjitha masat, sipas legjislacionit në fuqi, për të hetuar dhe ndjekur penalisht përgjegjësit e dhunës”.

Por në një letër drejtuar zyrave qëndrore të OSBE-së, Presidenti i Republikës Ilir Meta i njofton ata se procesi zgjedhor i 30 Qershorit do të konsiderohet nul. Ai thotë se dekreti i tij për anulimin e zgjedhjeve është i mbështetur në Kushtetutë, dhe se Kryeministri po bën përpjekje të paligjshme për ta bllokuar atë.

“Ky dekret ka fuqi detyruese ligjore dhe duhet të zbatohet nga të gjitha institucionet e përfshira në adiminstrimin e procesit zgjedhor në Shqipëri, përfshirë edhe Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Për rrjedhojë, procesi zgjedhor që mund të zhvillohet në shkelje të këtij dekreti presidencial do të jetë nul dhe i pavlefshëm dhe përpjekjet e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për të injoruar dhe bllokuar zbatimin e dekretit të Presidentit të Republikës janë krejtësisht të paligjshme dhe po përkeqësojnë krizën në Shqipëri”.

Presidenti ia adreson letrën e tij shefit të OSBE-së, ministrit të Jashtëm sllovak Mirosllav Lajca, drejtorit të ODIHR-it, Ingibjorg Gisladotir, Presidentit të Asamblesë Parlamentare të OSBE –së, Sekretarit të Përgjithshëm të Asamblese, Roberto Montela, dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Tomas Greminger. Në listë nuk është përfshirë misioni i OSBE–së në Shqipëri, i cili nga ana tjetër kërkoi gjithashtu nga opozita që të evitohet dhuna në protestën e së premtes.

Tv Klan


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT