Pagesa ndaj qeverisë amerikane është kryer me Bitcoin duke arritur një vlerë prej gati 2.3 milion USD

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rikuperuar pjesën më të madhe të një pagese shumë milionëshe për hakerat pas një sulmi kibernetik që ndali funksionimin e operatorit të gazsjellësit më të madh të karburantit në vend.

Dark Side për të cilën autoritetet amerikane thanë se operon nga Evropa Lindore dhe ndoshta Rusia sulmoi gazsjellësit muajin e kaluar.

Colonial Pipeline, Kompania që menaxhon gazsjellësin transporton çdo ditë 2.5 milionë fuçi karburanti në ditë apo 45% të nevojave të bregut lindor me benzinë, naftë dhe gaz.

Ndërkaq pagesa ndaj qeverisë amerikane është kryer me Bitcoin duke arritur një vlerë prej gati 2.3 milion dollarë. Që kur u realizua kjo, vlera e Bitcoin ra ndjeshëm.

“Duke vënë në shënjestër një ekosistem të tërë që nxit kërcënime për pagesa dhe monedhën dixhitale, ne do të vazhdojmë të përdorim të gjitha mjetet tona dhe të gjitha burimet tona për të rritur kostot dhe pasojat e sulmeve të këtij lloji dhe sulme të tjera kibernetike”, është shprehur zëvendës prokurorja e përgjithshme, Lisa Monaco në një konferencë shtypi ku njoftoi për operacionin.

Qeveria amerikane ka rekomanduar në të kaluarën që kompanitë të mos paguajnë kriminelët për sulmet kibernetike. Që atëherë u ka kërkuar ndërmarrjeve që të rrisin masat e sigurisë. 

Sekretarja e Tregtisë Gina Raimondo ka bërë të ditur se presidenti Biden do të ngrejë çështjen e sulmeve të tilla me udhëheqësin rus Vladimir Putin në një takim të planifikuar këtë muaj.

Klan News