Policia kanadeze po merr në pyetje autorin e dyshuar të sulmit me furgon në veri të Torontës ditën e hënë, që la 10 të vrarë dhe 15 të plagosur.

Alek Minassian, 25 vjeç, nuk ishte i njohur më parë për autoritetet, tha policia. Sulmi duket të jetë i qëllimshëm por motivi nuk është i qartë, shtuan zyrtarët.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se sulmi ishte tragjik dhe i pakuptimtë dhe i kishte sjellë atij trishtim të thellë.

Alek Minassian do të paraqitet në gjykatë të martën në orën 10.00 sipas orës lokale./tvklan.al