Mbyllja e muajit të Ramazanit në Arabinë Saudite u shoqërua me viktima si pasojë e tre shpërthimeve. Një sulm kamikaz në qytetin e shenjtë të Medinës, shkaktoi vdekjen e 4 oficerëve të sigurisë.

Autoritetet thanë se shpërthimi ndodhi pranë xhamisë ku ndodhet varri i Profetit Muhamed, vendi i dytë më i shenjtë në Arabinë Saudite, pas Mekës.

Ende nuk dihet kush është prapa këtij sulmi, por dyshimet bien mbi Shtetin Islamik.

Pavarësisht këtyre akteve, mijëra besimtarë morën pjesë në pelegrinazhin me rastin e mbylljes së muajit të Ramazanit.

Tv Klan