Sulmi në Vienë, Klodiana Lala: Antiterrori po vëzhgon 30 persona të kthyer nga Siria



Sulmi në Vienë, Klodiana Lala: Antiterrori po vëzhgon 30 persona të kthyer nga Siria

22:51 03/11/2020

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar se pas sulmit në Austri shërbimet sekrete në Shqipëri kanë shtuar kontrollet. E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Lala tha se antiterrori ka kaluar nga gjendje jeshile në atë portokalli dhe po vëzhgon më shumë se 30 persona të kthyer nga Siria.

Po ashtu forca  të shumta policie do të ketë në pikat kufitare dhe në institucioneve me rëndësi të lartë, siç janë ambasadat e huaja.

“Nuk ka pasur një njoftim zyrtar, por nga kontaktet me antiterrorin ka pasur një rritje të sigurisë. që në orët e para të mëngjesit Shqipëria ka nivel portokalli dhe ka patrullim të shtuar. Do të ketë patrulla më shumë afër ambasadave dhe në pikat kufitare dhe në aeroport.

Por ajo që bën çudi është se pak minuta më parë Ministri i Brendshëm britanik ka lajmuar qytetarët që të këtë kujdes për ndonjë sulm të mundshëm. Ndërsa në Shqipëri nuk ka pasur kurrë një njoftim për këtë gjë, por në s’kemi qenë një vend i rriskuar. Antiterrori ka marrë sot të paktën 30 persona  në vëzhgim që kanë ardhur nga Siria, të cilët nuk janë dënuar nga drejtësia shqiptare. Unë sot kam pyetur nëse agresori i Vienës të kishte hyrë në territorin shqiptar dhe nuk kishte hyrë kurrë në Shqipëri. Austria këtë herë ka qenë shumë e interesuar dhe ka shkëmbyer shumë informacione”, tha gazetarja.

Më tej Klodiana Lala u shpreh se  dhe në kampin e muxhahedinëve ka forca të shumta policie. “Dhe në kampin e muxhahedinëve në Manzë ka forca të shtuara të Policisë. Dhe Policia dhe Shërbimi Informativ Kombëtar ka nisur përgjimet për shumë elementë. Ndërkohë janë duke u verifikuar një listë me persona të tjerë që ai ka pasur kontakte nëse kanë hyrë në territorin shqiptar”./tvklan.al






Të ngjashme