Sjellje e pahijshme, e degraduar dhe jo normale. Këto kanë qenë komentet e binjakeve të spektaklit “Love Story” në TV Klan, për vajzat e tjera konkurrente.

Albana dhe Silvana janë shprehur për programin “Daily Love Story” se në prapaskenë, pasi kamerat u fikën, shumica e vajzave u sulën drejt Saimirit sikur të kishin parë ‘zotin në tokë’.

Teksa e kanë cilësuar këtë sjellje si të pa dinjitet, kritikat nuk janë kursyer as për protagonistin 33-vjeçar, Saimirin, për të cilin kanë theksuar se është një mashkull me sjellje të dobët.

Ndërkohë, e pyetur për mendimin e saj rreth këtij “thashethemi”, konkurrentja Kejsi, është shprehur se nëse ajo vepron në mënyrë të çuditshme me ‘princin’ e Love Story, do të thotë se diçka ka.

“Nëse unë do kem vepruar çuditshëm me Saimirin do të thotë që diçka ka që unë po e bëj atë. Jam njeri shumë i vendosur në gjërat që kam në kokën time, në ndjenjat e mia, në zemrën time, dhe në qofte se mua do më vijë një ditë kjo situatë, do të thotë se ka pasur diçka shuëm të fortë që unë kam reaguar në atë lloj mënyre”, ka thënë ajo.

Ndërsa si kundërpërgjigje të këtij thashethemi, Kejsi shprehet se di të mbrojë atë që ka bërë.

“Deri tani nuk mendoj se kam reaguar në mënyrë të ‘marrosur’, por që në qoftë se ndodh do di ta mbroj atë që kam bërë”, përmbyll bukuroshja.

Daily Love Story transmetohet nga e marta në të premte në orën 18:20 livestream në Youtube në kanalin RTV Klan dhe në ekranin e televizionit Klan Plus! /tvklan.al