Mijëra të rinj shijuan emrat e njohur të muzikës

Me energjinë e mijëra të rinjve që pushtuan kodrat e Liqenit Artificial, Sunny Hill Festival përmbylli rrugëtimin në Tiranë.

Tre netë magjike bënë bashkë artistët shqiptar dhe të huaj, që dhuruan spektakël të përmasave ndërkombëtare.

Mbrëmjen e së dielës, brohorimat entuziaste të publikut mirëpritën performancën e grupit “Asgjë sikur dielli”, Elgit Dodën, Mozzikub, Getinjon dhe Rronin, Mc Kreshën, Lyrical Son dhe Ledri Vulën.

Festa preku kulmin kur pas mesnate u shfaq në skenë reperi i famshëm britanik Stormzy, me një performancë që çoi peshë publikun e mijëra të rinjve.

Ky është edicioni i parë i Tirana Sunny Hill, i themeluar nga ylli i muzikës boterore Dua Lipa. Artistja nuk ishte e pranishme në festivalin e mbajtur në kryeqytetin shqiptar, megjithatë ajo do të rikthehet me koncertin e saj në Nëntor. Lajmin e bëri të ditur këtë të hënë Kryeministri Edi Rama në faqen e tij në Facebook.

Tv Klan