Zendaya jo vetëm futet plotësisht në karakterin e roleve që merr përsipër, por ia del të godasë me veshjet në çdo event. Kush mund ta harrojë fustanin e zi në premierën e filmit “Spiderman” apo look-un e saj më të fundit për filmin “Dune: Part 2”.

Aktualisht, aktorja e dashur është në turne për të promovuar filmin e saj “Sfiduesit”. Pak ditë më parë ajo ishte në Australi, ku i impresionoi fansat me një fustan me një dizajn mjaft interesant në pjesën e poshtme, ku pasqyrohet qartë roli i saj si teniste.

Në konferencën për shtyp, Zendaya u shfaq me një tjetër veshje të bukur me fund të shkurtër dhe një bluzë të markës “Lacoste”. Marka e ka lidhur emrin e saj me lojën e tenisit pasi ka stiluar veshje më parë për shumë legjenda të kësaj fushe, që nga Venus Williams te Novak Djokoviç.

Zendaya, përveçse një aktore shumë e mirë, tashmë konsiderohet edhe një nga ikonat më dinamike të modës aktuale.

“Challengers” ka në fokus aktoren në rolin e një trajnere tenisi të quajtur Tashi dhe bashkëshortit të saj Faist./tvklan.al