Xherdan Shaqiri realizoi ndoshta golin më të bukur të Europianit, por që nuk i shërbeu Zvicrës, që u eliminua nga aktiviteti pas goditjes së 11 – metërshave, në sfidën me Poloninë.

Ndeshja e 1/8, e luajtur në Saint Etienne nisi me Poloninë në sulm, po iu deshën 39 minuta për shënuar me Blaszczykowski.

Polakët ishin më të rrezikshëm gjatë pjesës së parë. Pas pushimit, zotërimi kaloi në krahun e zviceranëve. Përpjekjet e skuadrës së Petkovic sollën rezultat pak minuta para fundit të kohës së rregullt.

Shaqiri, i cili u përzgjodh edhe si lojtari i sfidës nga UEFA, befasoi të gjithë me një roveshatë në hyrje të zonës. Goli i tij bëri që takimi të shkonte në shtesë.

Rezultati nuk ndryshoi edhe për 30 minutat e luajtura shtesë.

Fati i takimit u vendos te 11 – metërshat, ku i vetmi që gaboi ishte Granit Xhaka. Goditja e tij ishte jashtë, duke ndëshkuar Zvicrën, që synonte një tjetër arritje, pas kalimit me sukses të fazës së grupeve.

Polonia është skuadra që shkon në çerekfinale dhe që pret si kundërshtar të radhës, ekipin fitues të sfidës së mbrëmjes, Kroaci – Portugali.

Tv Klan