Surprizon Rudina Magjistari, shfaqet ndryshe në emision


Surprizon Rudina Magjistari, shfaqet ndryshe në emision

22:03 10/07/2020

Rudina Magjistari si rrallë herë është shfaqur me një look shumë ndryshe ditën e sotme në emision. Moderatorja shihet me flokë kaçurrela dhe mund të themi se i shkojnë shumë.  

Ajo është shprehur se në jetën e saj numërohen me gishtat e dorës, herët që i ka bërë flokët kaçurrela.

Moderatorja ka treguar se nuk janë flokët e saj, por paruke. Kështu e ka nisur edhe pjesën e dytë të emisionit për të folur për ndryshimin e look-ut duke ftuar në studio Uljanova (Nova) Çali, e cila e ka kthyer në mjeshtëri të vërtetë realizimin e parukeve të formave dhe gjatësive të ndryshme dhe mjaft natyrale./tvklan.al




Të ngjashme