Aktorja Tuba Buyukustun ka
“hapur”
zemrën dhe për herë të parë ka folur lidhur me divorcin, të cilin e quan si “
periudhën më të vështirë në jetën e saj
”.
“
Ishte një periudhë shumë e vështirë. Askush nuk martohet me dikë duke menduar se do të divorcohet. Ishte periudha më e vështirë e jetës sime
”, tha Buyukustun në një intervistë për një revistë turke lidhur me divorcin e saj nga ish-bashkëshorti dhe babai i dy vajzave të saj, Onur Saylak, vitin e kaluar.
Aktorja e njohur për rolin e Syhan në serialin “
Xhesuri dhe e Bukura
”dhe të Elifit në serialin “
Diamante dhe Dashuri
”, u martua në vitin 2011 me kolegun e saj Onur Saylak duke u kthyer në një prej çifteve më të përfolura të showbizit turk.
Pas divorcit nga Onur Saylak, Buyukustun duket se ka rigjetur qetësinë në krahët e biznesmenit Umut Evirgen, me të cilin ka nisur një lidhje të re dashurie. Ajo mendon se tashmë periudha e vështirë ka kaluar e madje se edhe mund të flasë për të në media. /tvklan.al