Takimi i 9 konsultativ i përbashkët Shqipëri-Bashkimi Evropian evidentoi ngadalësim të procesit të reformave në vend. Sipas përfaqësuesit të Komisionit Evropian Reinhard Priebe, lufta ndaj krimit të organizuar është po aq e rëndësishme sa dhe reforma zgjedhore në të cilën, sipas tij, Shqipëria është mbrapa vendeve fqinje.

Raundi zyrtar i negociatave vlerësoi kontributin pozitiv të Kuvendit të Shqipërisë në ndryshimet legjislative që prekin listën e zgjedhësve dhe formatimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pala shqiptare ka shprehur gatishmërinë për të reflektuar ndaj momentit politik si dhe për të realizuar zgjedhjet sipas standardeve ndërkomëbtare.

Ermelinda Meksi: “Ne shprehëm besimin se në takimin e ardhshëm do të rikonfirmojmë edhe më tej angazhimin tonë për të realizuar një proces zgjedhor të drejtë në përputhje me standardet ndërkombëtare.”

Pala evropiane vlerësoi punën e qeverisë shqiptare për finalizimin e dokumentit të planit të veprimit të partneritetit evropian. /tvklan.al