Kur kanë kaluar dy muaj nga arrestimi Kastriot Kilës në Elbasan, Prokuroria ka sekuestruar pasurinë e 37-vjeçarit vlera e së cilësi shkon në rreth 710 milionë Lekë me dyshimin se vjen nga aktiviteti kriminal.

Kila u arrestua në 17 Tetor të këtij viti, pasi ndaj tij kishte një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet italiane. Ai akuzohet për pjesëmarrja në një organizatë kriminale, trafik të lëndëve narkotike, mashtrim dhe kallëzim të rremë. Ndërkohë pas arrestimit Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet mbi 37-vjeçarin për veprën penale të

“Pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.

Paraditen e së martës pas vendimit të Gjykatës janë sekuestruar prona në emër të 37-vjeçarit  me vlerë deri në 71 milionë Lekë. Sipas organit të akuzës, vlera e këtyre pasurive në treg është disa herë më e madhe.

Pasuritë e sekuestruara janë, një ndërtesë 5-katëshe, me sipërfaqe banimi 1502 m2, dyqane me sipërfaqe 400 m2, tokë bujqësore 5200 m² dhe shoqëria tregtare “KILA TRANS” sh.p.k, të gjitha në Elbasan.

Po kështu në Tetor të këtij viti, Kilës i  janë sekuestruar edhe 39 makina luksoze dhe 6 motomjete në 3 pika shitje të mjeteve të dyshuara se janë të përfituara nga veprimtaria kriminale. Sipas policisë Kila është drejtuesi i një grupi kriminal të skeduar në sajë të operacionit “Forca e Ligjit”.

Hetimet vazhdojnë për të verifikuar pasuri të luajtshme apo të paluajtshme si dhe llogari bankare të dyshuara me prejardhje kriminale.

Tv Klan