Ministria e Financave ka publikuar treguesit fiskalë për muajin Janar të këtij viti, ku sipas saj krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, të ardhurat në buxhet kanë shënuar rritje me 6.5 mld lekë ose 25%.

Ky krahasim nuk bëhet bazuar në planin që ka qeveria për realizimin e të ardhurave për Janarin 2016, por krahasuar me realizimin e të ardhurave të Janar 2015.

Në rritjen e shënuar në të ardhurat në buxhet, kontribut kryesor kanë dhënë të ardhurat tatimore, akciza, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe sigurimet shoqërore.

Rritje me 7.5% pati edhe tatimi mbi vlerën e shtuar.

Në total të ardhurat nga tatimet dhe doganat u rritën me 34.9 % ose afro 5.4 mld lekë.

Përsa i përket shpenzimeve, të dhënat tregojnë se në Janar të këtij viti kanë qenë më të ulëta krahasuar me Janarin e vitit 2015.

Tv Klan