Dollari amerikan humbi terren ndaj monedhave kryesore boterore veçanërisht ndaj monedhave që ofrojnë një kthyeshmëri më të lartë për sa i përket normës së interesit si stërlina angleze, dollari australian dhe ai neozelandez. Rritja e çmimit të naftës për të 6 ditë me radhë duket se ka vënë nën presion monedhën amerikane pasi ekonomia amerikane, duke qenë konsumatorja më e madhe në botë e naftës, është më ekspozuar ndaj çmimeve të larta.

Në orët evropiane të shkëmbimeve monedha e përbashkët evropiane është shkëmbyer në nivelet 1euro=1.32 dollarë.

Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare në tregun tonë të brendshmë valutor dollari amerikan ka humbur pak pikë ndaj lekut që edhe sot është shkëmbyer i qëndrueshëm ndaj euros./tvklan.al