Shpërthimi i tmerrshëm në Bejrut ka lënë pasoja katastrofike. Mbi 15 miliardë dëme llogariten nga sasia e 2000 tonëve nitrat amoni që shpërtheu në një magazinë dhe që la të paktën 158 viktima, 5 000 të plagosur dhe 300 000 njerëz të pastrehë.

Liderët ndërkombëtarë do të mbajnë konferenca këtë të diel për të ndihmuar Bejrutin, 5 ditë pas ngjarjes. Konferenca do të zhvillohet online dhe është organizuar nga Franca e Kombet e Bashkuara. Edhe Presidenti Donald Trump ka deklaruar se planifikon t’i bashkohet konferencës.

Të shtunën qindra mijëra njerëz dolën në rrugë për të protestuar. Ata mësynë në tre ministri, ndërsa u kundërshtuan nga forcat e sigurisë që përdorën gaz lotsjellës.

Kryeministri libanez Hassan Diab deklaroi se do të kërkojë zgjedhje të parakohshme si një mënyrë daljeje nga kriza. Libani ndodhej në një krizë ekonomike. Vendi po përballej edhe me pandeminë ndërsa shpërthimi shkatërroi çdo përpjekje./tvklan.al