Vetmia i bën dëm zemrës dhe të bën të jetosh keq. Rrit rrezikun e prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare dhe provokon vdekje të parakohshme. ky është konkluzioni i një studimi të prezantuar në Kongresin e Shoqërisë Evropiane të Kardiologjisë. Në studim janë përfshirë rreth 14 mijë pacientë danezë që vuanin nga sëmundje të ndryshme të zemrës.

Mjekët shpejgojnë se ndjesia e vetmisë asociohet me rrjedhoja negative në të gjithë pacientët, pavarësisht llojit të sëmundjes. Gjithashtu rezulton se vetmia ishte e lidhur me dyfishim të mundësisë së vdekjes së parakohshme si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat. Në të dyja rastet vetmitarët kishin 3 herë më tepër shfaqje të simptomave të ankthit dhe depresionit dhe kishin një cilësi jetë shumë herë më të ulët. Pra vetmia është një sinjai i fortë që ndikon në përkeqësimin e shëndetit mendor, në sëmundjet e zemrës dhe në jetë.

Sipas autores së kërkimeve Anne Vingaard Christensen të universitetit të Copenhagen, sot jetojmë një epokë në të cilën vetmia është më e pranishme se asnjëherë më parë, dhe për këtë duhet të kujdesemi në të parët, por edhe mjekët duhet të kenë vëmendje të shtuar.

Klan Plus