Të ngjashme si dy pika uji, mirëpo pak njerëz e besojnë se vajzat në foto nuk janë motra, por nënë e bijë.

Gemma Clarkson, 41 vjeçe, ka pranuar se shkon nëpër festa sëbashku me vajzën e saj, Cherie, 22 vjeçe. Megjithëse kalojnë shumë kohë sëbashku, Gemma shprehet se është shumë e vjetër për të shkuar nëpër festa orët e vona të natës.

“E mbaj mend herën e parë që shkova me Cherie-n për të pirë në një lokal. Ishte dita kur mbushi 18 vjeç. Tashmë dalim bashkë pothuajse çdo fundjavë”, ka treguar 41-vjeçarja.

Bashkëshorti i Gemma-s ka treguar për mediat se ajo është shumë e lidhur me vajzën. Ndërkohë Cherie është shprehur se e konsideron nënën si shoqe të ngushtë.

“Miqtë e mi e duan mamin dhe e kundërta. Jemi si një grup i madh. Dua të kaloj kohë me të dhe jeta është shumë e shkurtër për t’u shqetësuar nga ato që mund të thonë të tjerët”, tha ajo. /tvklan.al