Të rinjtë duan të studiojnë jashtë

Të rinjtë duan të studiojnë jashtë

17:30 21/07/2019

Zgjedhja e universitetit pas përfundimit të gjimnazit mbetet një nga dilemat më të mëdha të të rinjve. 10 mijë maturantë, kur ende nuk kishin përfunduar provimet e maturës, kanë planifikuar që studimet t’i ndjekin jashtë Shqipërisë.

Procesi i legalizimeve të dokumenteve për të aplikuar në universitetet e huaja ka nisur që prej 1 Korrikut, në Qendrën e Shërbimeve Arsimore.

Këtë vit janë diplomuar 36 mijë maturantë. Bazuar në pritshmëritë e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, rreth 4 mijë mendohet se do të jetë kontigjenti i atyre që do të shkojnë me studime jashtë vendit. Të rinjtë kanë aplikuar kryesisht në universitetet e Gjermanisë, Austrisë, Francës, Italisë dhe Turqisë.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT