Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës.

Pas veprimeve hetimore të uniformave blu, u identifikua dhe u arrestua autori që qëlloi me armë. Ai është 32-vjeçari me iniciale F.P. Mësohet se nuk ka pasur asnjë konflikt, por vetëm të shtëna në ajër. Asnjë person nuk është plagosur.

Policia sekuestroi edhe armën e zjarrit tip pistoletë. Ndërkohë, 32-vjeçari është dërguar në komisariat. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme. /tvklan.al