Sherr në lokal, plagoset me armë 22-vjeçari në Shkodër



Sherr në lokal, plagoset me armë 22-vjeçari në Shkodër

19:46 21/03/2021

Një person ka mbetur i plagosur pas disa të shtënave me armë zjarri në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mark Lula” mbrëmjen e kësaj të diele.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pas sherrit në një lokal. I plagosuri është 22-vjeçari Mikel Fusha, ndërkohë që ai ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Mësohet se autori i dyshuar është identifikuar nga policia. Ai quhet Elvis Lekëndreu dhe është shpallur në kërkim. Në vendngjarje ndodhen forcat policore të cilat po kryejnë veprimet hetimore.

Informacioni paraprak i Policisë së Shkodrës

Më datë 21.03.2021, rreth orës 19:30,  në lagjen “Mark Lula”,  Shkodër, dyshohet se pas një konflikti të çastit  është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi M. F, 22 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet  se autori i plagosjes është  shtetasi E. L, ku vijon krehja e zonës për kapjen e tij. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor  dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al







Të ngjashme