Të shtëna me armë, plagosen dy persona



Të shtëna me armë, plagosen dy persona

23:32 05/05/2020

Dy persona kanë mbetur të plagosur në rrethana të paqarta mbrëmjen e sotme pranë Urës së Drojës në qytetin e Kurbinit.

Mësohet se të plagosurit janë me iniciale A.M. dhe K.L. Sipas informacioneve policore, të dy janë plagosur lehtë dhe nuk janë në rrezik për jetën.

Shkaqet e ngjarjes janë të paqarta. Policia ka shoqëruar disa persona dhe po punon për të zbardhur dinamikën. /tvklan.al



Të ngjashme