Të shtëna me armë pranë Kongresit Amerikan, plagoset një efektiv policie – TV KLAN

Të shtëna me armë pranë Kongresit Amerikan, plagoset një efektiv policie

Të shtëna me armë janë dëgjuar pak minuta më parë pranë ndërtesës së Kongresit Amerikan, në Washington, në qendrën e vizitorëve.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat ndërkombëtare, që shkruajnë se, sipas burimeve zyrtare, një efektiv policie ka mbetur i plagosur, ndërsa është bërë e mundur neutralizimi dhe kapja e agresorit.

Ndërtesa e Kongresit është mbyllur për shkak të kërcënimit të sigurisë. Aktualisht, sipas BBC, nuk lejohet hyrja në asnjë prej ndërtesave të konpleksit të Capitol.

Policia pritet të dalë shumë shpejt në një deklaratë për shtyp, për të dhënë më shumë detaje rreth ngjarjes.

Aktualisht, punonjësit e Kongresit janë me pushimet e Pashkëve, por mediat shkruajnë se në ndërtesë kishte disa anëtarë të Kongresit dhe staf.

Për t’u futur në këtë pjesë të ndërtesës së Kongresit, por edhe në çdo ndërtesë të Senatit, vizitorët kalojnë në detektorin prej metali dhe armët nuk lejohen. /tvklan.al

Kategori
BotaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*