Shkak, një konflikt për motive të dobëta

Policia e Fierit ka zbardhur një ngjarje të ndodhur në 30 dhjetor në fshatin Dukas të Patosit ku 2 persona kanë qëlluar me armë një 60-vjeçar.

Për fat 60-vjeçari nuk ka pësuar lëndime.

Policia tha se ka identifikuar dhe vënë në pranga autorët të dy 34 vjeç.

Shkak i ngjarjes është bërë një konflikt për motive të dobëta.

Policia sekuestroi edhe një armë gjahu të përdorur nga dy të rinjtë.

Tv Klan