Temperatura të larta, vapë dhe shumë diell, nuk do të thotë detyrimisht zhveshje. Shtëpitë e modës për këtë verë u sugjerojnë meshkujve xhaketa dhe pantallona ta gjata edhe në 40 gradë.

Dhe kjo sepse stilistët kanë krijuar veshje me stofat e duhura vetëm në funksion të elegancës. Koleksionet e kësaj verë janë ndërtuar me bazë të linosë dhe pambukut, si për pantallona ashtu edhe për këmisha e xhaketa.

Të buta dhe me efekt ajrosës, tonalitetet janë të lehta, nga e bardha, e kaltër e lehtë, bezhë, gri e akullt etj. Ndaj meshkujt këtë verë duhet të harrojnë pantallonat e shkurtra dhe shapkat me gisht.

Tv Klan