Banka Hungareze OTP, si dhe banka Austriake Raiffeisen Bank grup janë dy bankat e kualifikuara për të marrë pjesë në tenderin për shitjen e Bankës së Kursimeve. Këto dy banka kanë plotësuar të gjithë dokumentacionin e duhur dhe tashmë do ti nënshtrohen njohjes në mënyrë më të hollësishme me Bankën e Kursimeve.

Pritet që tenderi i hapur për Bankën e Kursimeve të mbahet në Dhjetor, banka më e madhe në vend do të tentojë për të katërtën herë të shes 100% të aksioneve të saj. Privatizimi i Bankës së kursimeve dështojë gjatë tre viteve të shkuara për shkak të mungesës së interesit të trgut ndërkombëtar. Banakt pjesmarrëse në tenderat e mëparshme shprehin rezerva për shkak të shpenzimeve të larta administrative./tvklan.al